Përshkrim
Veprimi i Fertilimin®
- Rritja e pjellorisë
- Vendosja e ovulacionit spontan
- Ndihmon në vendosjen e baraspeshës hormonale
- Mirëmbajtja e funksionit të shëndoshë të vezoreve
- E përmirëson cilisinë e qelizave të vezëve
- E ul rezistencën ndaj insulinës te gratë me PCOS
- E rregullon ciklin menstrual
- E përmirëson disponimin dhe e rikthen energjinë
Gratë me PCOS kanë vështirësi ta shndërrojnë inositolin nga ushqimi ynë në Mio-inositol dhe Hiro-inositol. Është dëshmuar se të dyja format kanë veti të volitshme të insulinës dhe se e ulin rezistencën ndaj insulinës, respektivisht e rrisin ndjeshmërinë e indeve ndaj insulinës, veçanërisht te gratë me sindromën e vezoreve policistike. Mungesa ose anormalitetet në metabolizmin e inositolit shkakton problem në shfrytëzimin e glukozës dhe janë të lidhur me ‘’rezistencën ndaj insulinës’’ (IR)
IR shkakton çrregullim hormonal: insulinë të lartë, hormone të larta androgjene veçanërisht testosteronë, estrogjene të rritura dhe progjesteron të ulur, si dhe funksion të ulur të gjëndrës tiroide. Si pasojë e lartëpërmendurës ndodhin cikle të parregullta, mungesa e ovulacionit, mbipesha, uria e vazhdueshme, humbja e vështirë të kilogramëve të tepërt dhe lodhja. Rezistenca ndaj insulinës shkakton kolesterol dhe trigliceride të rritura, grumbullim të rritur të yndyrave dhe lloj anormal të mbipeshës.
Te gratë me PCOS – sindroma e vezoreve policistike, shumë shpesh është i lartë niveli i testosteronës, shfaqja e puçrrave, qimet në fytyrë dhe trup, humbja e flokëve, papjelloria
Është dëshmuar se Mio dhe Hiro-inositoli e përmirëson metabolizmin te gratë me PCOS – sindroma e vezoreve policistike
Doza ditore nga 2.0g e kompleksit të kombinuar të Mio dhe Hiro-inositolit në kohëzgjatje prej 6 muajve ka rezultuar me humbje të rëndësishme të peshës dhe nivel normal të HDL dhe LDL kolesterolit