SYNERGY VITAMIN C 1000MG – AL

BEGATI E FUNKSIONEVE BIOLOGJIKE

Çfarë paraqet vitamina C 1000mg?

Vitamina C (acidi askorbik) është vitaminë esenciale hidrosolubile. Brenda organizmit acidi askorbik oksidohet në acid dehidroaskorbik. Këto dy forma janë të rëndësishme për proceset oksido-reduktive në organizëm.

Vitamina C merr pjesë në sintezën e kolagjenit nga kockat, dhëmbët, lëkura, kërci, tendons dhe nga enët e gjakut. Ajo është e përfshirë në shumë procese të rëndësishme në organizëm: sintezën e tirozinit, shndërrimin e acidit folik në acid hidroksifolik, në metabolizmin e karbohidrateve, sintezën e lipideve dhe proteinave, metabolizmin e hekurit, e rrit rezistencën ndaj infeksioneve dhe merr pjesë në frymëmarrjen qelizore.

Vitamina C i redukton jonet metalike prostetike prej shumë enzimave dhe ka funksion antioksidues përmes neutralizimit të radikaleve të lira.

Përshkrim

Veprimi i Vitaminës C 1000mg

Më parësor është efekti antioksidues i vitaminës C, si dhe roli i saj specifik në mobilizimin e forcave mbrojtëse të organizmit. Duke e stimuluar punën e sistemit imunologjik, vitamina C rekomandohet në parandalimin e infeksioneve, ftohjeve dhe gripit, si dhe për uljen e simptomave të të njëjtëve. Ajo e parandalon oksidacionin e yndyrave në trup, në ç’rast parandalohet ateroskleroza. Është e domosdoshme edhe për sintezën e kolagjenit – strukturat elastike të proteinave të cilat i forcojnë muskujt dhe muret e enëve të gjakut, dhe hyn edhe në përbërjen e lëkurës, tendos, kockave, kërcit dhe dhëmbëve. Prandaj, marrja e sasive të mjaftueshme të vitaminës C në organizëm e lehtëson shërimin e plagëve, dhe njëkohësisht ndikon edhe mbi pamjen më të shëndoshë dhe më të bukur të lëkurës. E përmirëson tithjen e hekurit në zorrë, prandaj rekomandohet bashkë me suplementet e hekurit. Merr pjesë në parandalimin e kataraktit dhe ndihmon në ruajtjen e shikimit.

Marrja shtesë e vitaminës C (si shtesa në ushqim) është e dobishme dhe e nevojshme për të gjitha moshat  dhe në të gjitha stinët e vitit sepse vepron në drejtim të ruajtjes së shëndetit të njerëzve (duke zgjatur jetëgjatësinë e tyre, e ngadalëson procesin e plakjes, e mirëmban fuqinë fizike dhe mentale në një nivel të duhur dhe e rrit rezistencën e organizmit).

Ka nevojë për marrje të vazhdueshme të vitaminës C sepse ajo nuk mund të ruhet më gjatë në organizëm, dhe sepse është e tretshme në ujë, teprica e marrë largohet përmes urinës. Prandaj Synergy vitamina C është prodhuar me teknologji të re të tabletave të vitaminës C e cila mundëson lirimin gradual të kësaj vitamine brenda 24 orëve dhe shfrytëzimin e saj maksimal.

Nevojat e rritura nga vitamina C shfaqen te gratë shtatëzëna, gratë me gji, rekovalescentët, personat më të moshuar, në temperaturë të rritur trupore, ndërhyrjet kirurgjike, gjatë përdorimit të disa barnave, te sportistët, diabetikët, gjatë hemodializës, te duhanpirësit, në konsumimin e alkoolit, te dietat, alergjitë, stresi etj.

Simptomat e para të mungesës së vitaminës C në organizëm më shpesh janë jospecifike: dobësia, lodhja e shpejtë dhe plogështia. Në fazën e më vonshme, pacientët ankohen për dhembjen e kockave, nyjeve dhe në muskuj, kurse ngadonjëherë dhe në frymëmarrje të vështirësuar. Rritet mundësia për infeksione më të shpeshta dhe shërim të ngadalësuar. Mund të shfaqen dhe ënjtjet, gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, plasja e kapilarëve dhe shërim i ngadalësuar i plagëve dhe frakturave. Deficiti i rëndë i vitaminës C shkakton sëmundjen skorbut.

Përparësitë e Synergy VITAMIN C 1000mg:

  • Me teknlogjinë e lirimit gradual të vitaminës C nga tableta mundësohet shfrytëzmi maksimal i konponentit aktiv
  • Ngarkesë më e vogël e veshkave
  • Tableta është e pasuruar me vitaminën C natyrore

Informacion shtesë

Состојка

Количина

Аскорбинска киселина

1000 mg

Препорачано дозирање на Vitamin C 1000mg

Една таблета на ден после оброк.