Përshkrim
Veprimi i B6 50mg
- Në mungesë të vitaminës B6 si terapi dhe parandalim: anemi mikrocitike dhe hipokromike, konvulsione te të porsalindurit, polneurite dhe neuropati gjatë terapisë me barna të cilat përmbajnë izoniazid, penicilaminë, hidralazinë dhe cikloserinë.
- Në përqëndrime të ulëta të vitaminës B6 te dietat, uremia, alkoolizmi, cirroza, hiperparatireodizmi, sindroma e malabsorbimit, te pacientët me dobësi të zemrës, hemodializa afatgjatë, si dhe në çrregullimet gjenetike në metabolizmin e aminoacideve.
- Nevoja të rritura nga vitamina B6 shfaqen në përdorimin afatgjatë të kontraceptivëve hormonalë, te pacientët geriatrikë dhe në shtatëzëni dhe laktacion.
- Indikime të tjera: vertigoja, puçrrat, dermatiti seberoik, hiperlipidemia, rrezatimi, hypermemesis gravidarum, sindroma paramenstruale, sindroma hiperkinetike te fëmijët, hiperksaluria, varësia nga piridoksina te fëmijët.
Rekomandohet: te anemia sideroblastike idiopatike, sindroma paramenstruale, të vjellat gjatë shtatëzënisë, çrregullimi në metabolizmin e pirodoksinës te gratë të cilat përdorin kontraceptivë me estrogjene, neuropatia, polneuriti te alkoolistët, çrregullimi në metabolizmin e aminoacideve, cistinuria, konvulsionet e të porsalindurit të shkaktuara me deficitin e vitaminës B6, sëmundja e rrezatimit, terapia me izoniazid, hidralazinë, cikloserinë dhe penicilamina etj.
Pëparësitë e на B6 50mg
- Një kapsulë përmban 50mg të Vitaminës B6