SYNERGY SELENIUM 100mcg – AL

ANTIOKSIDANT NATYROR

Çfarë paraqet seleni Selenium 100mcg?

Seleni është mineral esencial i cili gjendet në sasi shumë të vogla në organizëm. Ai është me rëndësi të veçantë sepse e rrit imunitetin, ka rol të antioksidantit dhe lufton kundër dëmtimit dhe inflamacionit të shkaktuar nga radikalet e lira të dëmshme. Përveç kësaj luan një rol kryesor në mirëmbajtjen e metabolizmit të shëndoshë.

Është pjesë e enzimave antioksiduese të cilat i mbrojnë qelizat nga dëmtimi, plakja e tyre dhe vdekja, veçanërisht të lëkurës, muskujve dhe të trurit. Prandaj, me të drejtë quhet mineral i jetëgjatësisë.

Përshkrim

Veprimi i Seleniumit

  • Ndihmon në forcimin e imunitetit
  • Funksioni normal i gjëndrës tiroide
  • Mbrojtja nga stresi oksidues
  • Mirëmbajtja e flokëve dhe thonjve në parametra normalë
  • Për spermatogjenezë normale

Seleni merr pjesë në prodhimin e glutation peroksidazës, e cila e mbron tërë organizmin, kurse për shkak të fuqisë së saj antioksiduese është kyçe edhe për sistemin e fuqishëm imunologjik. Posedon dhe veti të fuqishme anti-inflamatore. Prej këtu, ftohjet e shpeshta, infeksionet dhe në përgjithësi imuniteti i dobët mund të jenë shenjë se seleni është në një nivel shumë të ulët. Përveç kësaj, seleni është faktor kyç dhe në prodhimin e spermës së shëndoshë te burrat, por edhe për shëndetin kardiovaskular.

Seleni është i rëndësishëm për punën normale të mëlçisë së zezë dhe ndihmon në largimin e disa toksinave siç janë arseniku, kadmiumi, merkuri dhe plumbi.

Sipas studimeve, konsumimi i selenit nga burimet natyrore ka efekte antivirale pozitive, është thelbësor dhe për pjellori dhe riprodhim të sukseshëm te burrat dhe gratë, dhe gjithashtu e ul rrezikun nga sëmundjet autoimune dhe tiroide.

Simptomat më të shpeshta të cilat tregojnë për mungesën e selenit:

Mungesa e selenit më shpesh shkakton disa sëmundje të caktuara siç janë për shembull sëmundjet e lëkurës, të flokëve dhe të thonjve, inflamacionet e ndryshme, alergjitë, shkakton zvogëlim të sintezës së proteinave, ndryshime degjenerative në miokard dhe muskuj në tërësi. Mungesa gjithashtu mund të ndikojë mbi sintezën e hormoneve tiroide, prirjen e rritur ndaj formimit të tumoreve, kataraktit, zvogëlohet mprehtësia vizuale e syve, por shkakton edhe rënien e imunitetit. Mungesa e selenit ndikon mbi sintezën e hormoneve të gjëndrës tiroide, por edhe mbi regjenerimin e indeve të lënduara.

Për kë rekomandohen suplementet me selen?

Sasia shtesë e selenit rekomandohet te vegjeterianët, sportistët, njerëzit të cilët janë në dieta me vlera të ulëta kalorike, te imuniteti i zvogëluar, personat të cilat i janë ekspozuar rrezatimit, te përdorimi afatgjatë i statinave (barna të cilat e ulin holesterolin), tabletat për kontrollin e lindjes, laksativat, konsumimi i duhanit dhe alkoolit.

Në qoftë se planifikoni të merrni suplemente në bazë seleni, së pari konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Efikasiteti: format organike të shtojcave të ushqimit të selenit japin thithje më të mirë, mbajtje më të mirë dhe përfitime më të mira shëndetësore sesa format joorganike.

Përparësitë e SYNERGY Selenit 100mcg:

  • Formë organike e selenit
  • Pa GMO
  • Produkt vegjeterian/vegan
  • Pjesëmarrje aktive në forcimin e sistemit imunologjik
  • Mbështetje e funksionit të gjëndrës tiroide
  • Mirëmbajtje e flokëve dhe tonjve të shëndoshë
  • Për spermatogjenezë normale

Informacion shtesë

Состојка

Количина

Selenomethionine

100 mcg

Препорачано дозирање на SELENIUM 100mcg

Една таблета дневно.