SYNERGY CALCEED – AL

FORMA MË E LEHTE E TRETSHME DHE THITHËSE E KALCIUMIT

Çfarë paraqet Calceed®?Calcium Citrate + L-Calcium Lactate 1200mg

Kalciumi merr pjesë me 1 deri më 2% në peshën trupore të njeriut dhe është një nga komponentët më të përfaqësuar të sistemit skeletor. Thuajse 99% e kalciumit në organizëm është vazhdimisht i vendosur brenda kockave, si faktor i cili u mundëson të jenë të forta. 1%-shi tjetër është i domosdoshëm për indet dhe gjakun, në të cilët ai kontribuon për këmbimin e materieve në nivel qelizor, funksionimin e zemrës dhe muskujve, si edhe për aktivitetin e nervave. Pikërisht ky 1% plotësohet ose përmes ushqimit ose nga kockat. Nëse kalciumu nuk merret në sasi të mjaftueshme me ushqim, në atë rast organizmi i merr mineralet nga kockat që t’i mirëmbajë funksionet tjera. Me humbjen graduale të materies kockore, që del si pasojë e marrjes së ushqimit të varfër me kalcium, kockat bëhen të brishta, pakësohet fortësia e tyre dhe ato u janë të ekspozuara frakturave. Kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme për gratë pas menopauzës.

Përshkrim

MËNYRA E VEPRIMIT e Calceed®

  • Kalcium i lidhur organik me shfrytëzim maksimale nga organizmi
  • Kalciumi është i domosdoshëm për mirëbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndoshë
  • Kontribuon për funksionimin normal të muskujve
  • Faktor i rëndësishëm për mpiksjen normale të gjakut
  • Për funksionimin normal të enzimave tretëse
  • Merr pjesë në procesin e neurotransmetimit
  • E zvogëlon humbjen e mineraleve të kockave te gratë gjatë menopauzës

Roli i kalciumit është i pazëvendësueshëm në procesin e krijimit të indit kockor në periudhën e rritjes dhe zhvilimit të fëmijëve, si edhe gjatë shtatëzënisë dhe laktacionit. Ai është vija e parë mbojtëse dhe armë për parandalimin e osteoporozës te popullata më të moshuar.

Për t’i mirëmbajtur kockat në dendësi të qëndrueshme, është e nevojshme që vazhdimisht të kujdesemi për ushqimin e shëndoshë, por ka nevojë edhe për marrjen e kalcumit përmes shtojcave në ushqim gjatë ditës.

Përveç si element përbërës i kockave dhe i dhëmbëve, kalciumi ka rol të rëndësishëm në punën e zemrës, muskujve dhe sistemit nervor. Është më pak i njohur veprimi i tij pozitiv mbi organet e tretjes, qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin. Gjthashtu, kalciumi është shumë i rëndësishëm gjatë procesit  të shtatëzënisë, laktacionit dhe dhënies së gjirit, si edhe gjatë menopauzës te gratë. I leshtëson simptomat e PMS-it dhe e ngadalëson procesin e plakjes.

Grupet kryesore të njerëzve të cilët do të përfitojnë nga përfitimet e marrjes shtesë të kalciumit në ushqim janë grupet e mëposhtme:

  • Personat të cilët i janë ekspozuar rrezikut të mungesës së kalciumit – Faktorët e rrezikut për mungesën e kalciumit i përfshijnë: dietat rigoroze, mungesa e vitaminës D, mungesa e magnezit, historia e çrregullimeve gastrointestinale, sëmundjet e mëlçisë së zezë, pankreatiti, hpertiroidizmi, çrregullimet e ankthit etj.
  • Personat që nuk konsumojnë produkte qumështore – Sepse burimet parësore të kalciumit në ushqimin tonë janë produktet qumështore, të gjithë ata të cilët janë intolerantë ndaj laktozës ose u shmangin produkteve qumështore për shkaqe të tjera i janë ekspozuar rrezikut për mungesën e kalciumit.
  • Popullata më e moshuar – Te gratë mbi moshën 50 vjeçare dhe te burrat mbi moshën 70 vjeçare rritet nevoja për marrjen e kalciumit. Sasia e rekomanduar ditore e kalciumit si shtojcë në ushqim (suplement)(RDA) te të rriturit ndryshon:
  1. midis 800-1.300 mg/ditë për adoleshentët
  2. 1.000 mg / ditë për të rriturit e cila mund të arrijë edhe 1.200 mg / ditë te personat më të moshuar
  • Sportistët dhe përdoruesit e fitnesit – Kalciumi është komponent veçanërisht i rëndësishëm për sportistët dhe për secilin i cili jeton një jetë aktive.
  • Fëmijët në periudhën e rritjes së përshpejtuar dhe adoleshentët

Shtojcat në ushqim mundësojnë burime shtesë të kalciumit dhe në shumë raste tregojnë një thithje më të mirë. Hulumtimet shkencore treguan se thithja dhe shfrytëzimi më i mire i kalciumit është nga ana e komponimeve organike të kalciumit siç janë: citrati i kalciumit dhe laktati i kalciumit.

PËRPARËSITË E SYNERGY CALCEED (KALCIUM CITRATE I l-KALCIUM LAKTATE)

  • Përqendrimi maksimal në një dozë
  • Biodisponueshmëria më e madhe e kalciumit
  • Thithja më e madhe
  • Forma e sigurt e kalciumit (kalcium i lidhur organik)
  • Mund të aplikohet me dhe pa ushqim
  • Me ngjyra natyrore dhe ëmbëlësues natyrorë

Informacion shtesë

Состојка

Количина

Calcium citrate + L-Calcium lactate

1200 mg

Препорачано дозирање на CALCEED®

Една кесичка дневно се раствара во чаша вода, негазиран сок или ладен чај пред или после оброк.