Përshkrim
Veprimi i Biozym Q10 100mg
Koenzima Q10 gjendet në mitohondrat, organelet qelizore në të cilat zhvillohet procesi i krijimit të energjisë. Përqendrimin më të madh të koenzimës Q10 kanë organet të cilat kanë nevoja më të mëdha për energji: zemra, mëlçia e zezë dhe veshkat.
Pas moshës tridhjetë e pesë vjeçare organizmi e humb aftësinë për sintezën e sasive të nevojshme të koenzimës Q10 për 50% prandaj është i nevojshëm plotësimi i këtyre sasive përmes shtesave të ushqimit.
Koenzima Q10 e ul rrrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare përmes zvogëlimit të peroksidimit të lipideve të LDL-së. Studimet kanë treguar se koenzima Q10 e ul tensionin e lartë të gjakut. Përveç kësaj ky komponim e mbron stomakun dhe zorrën dymbëdhjetëgishtore.
Studimet e tjera kanë treguar se koenzima Q10 ndikon në mënyrë pozitive mbi disa lloje të alergjive, astmën, dhe sëmundjet respiratore, sëmundjet degjenerative të sistemit nervor (Sëmundja e Alzheimerit, skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Parkinsonit).
AUB – FDA ka lejuar përdorimin e koenzimës Q10 në trajtimin e encefalomiopative mitokondriale.
Barnat për uljen e kolesterolit mund ta ulin nivelin e koenzimës Q10 dhe të shkaktojnë probleme me muskujt, prandaj rekomandohet marrja shtesë e koenzimës Q10 te pacientët të cilët marrin terapi me statina. Si oksidant i fuqishëm merr pjesë në rritjen e imunitetit të organizmit dhe tregon rezultate të mira në ngadalësimin e procesit të plakjes.
Koenzima Q10 aplikohet shpesh në terapinë e sindromës së lodhjes kronike nga origjina e panjohur. Gjatë mundimit intensiv fizik (sportistët) për shkak të rritjes së sasisë së radikaleve të lira, rekomandohet marrja shtesë e koenzimës Q10 e cila ndihmon në vendosjen e përsëritshme të rezervave energjetike qelizore.
Përparësitë e SYNERGY Biozym Q10 100mg
- Vetëm një kapsulë në ditë i plotëson nevojat e organizmit.
- Duke shtuar biopirinë, thithja e SYNERGY Biozym Q10 100mg rritet për 30%