Përshkrim
Veprimi i B-complex mega
- Vitamina B1 i ndihmon organizmit në shndërrimin e karbohidrateve në energji dhe kontribuon për funksionimin normal të sistemit nervor dhe zemrës.
- Vitamina B2 i mbron qelizat nga stresi oksidativ, e zvogëlon lodhjen dhe rraskapitjen, merr pjesë në ruajtjen e funksionit të sistemit nervor, ruajtjen e lëkurës së shëndoshë dhe shikimit normal. Merr pjesë në metabolizmin e hekurit dhe në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut.
- Niacini është mbështetje e sistmit nervor, lëkurës, mukozës.
- Nga funksionet e shumta: kontribuon për sistem të shëndoshë imunologjik dhe nervor, merr pjesë në rregullimin e aktivitetit hormonal dhe në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. E zvogëlon lodhjen dhe rraskapitjen duke marrë pjesë në të gjitha proceset të lirimit të energjisë gjatë metabolizmit të proteinave dhe karbohidrateve.
- Acidi folik është i nevojshëm për prodhimin dhe përtëritjen e qelizave të gjakut, është i rëndësishëm për krijimin e acideve nukleike dhe aminoacideve, dhe merr pjesë në rritjen e përshpejtuar të indeve të nënës gjatë shtatëzënisë.
- Vitamina B12 e mbështet sistemin nervor dhe imunologjik, merr pjesë në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe në procesin e ndarjes së qelizave.
- Biotina është e rëndësishme për sistemin nervor, lëkurën dhe membranën mukoze.
- Acidi pantothenik merr pjesë në metabolizmin dhe sintezën e hormoneve steroide, vitaminës D dhe disa neurotransmetuesve.
B-kompleksi përdoret: për parandalim dhe ndihmë në mungesën e vitaminave të grupit B (hipovitaminoza B dhe avitaminoza B), në nevojë të rritur për vitaminat e grupit B, në thithjen e çrregulluar të vitaminave te çrregullimet e sistemit digjestiv ose te sëmundjet e mëlçisë së zezë, te hipovitaminoza për shkak të mungesës së tiaminës (beri-beri), nevralgjia (dhimbje e cila shfaqet për shkak të procesit të dhimbshëm afër nervave sensitivë), neurodermatoza (sëmundje e nervave të lëkurës), sinteza e pamjaftueshme e vitaminave të grupit B në zorrë në përdorimin oral të antibiotikëve dhe kimioterapeutikëve, eliminimi i rritur i këtyre vitaminave (diurezë e rritur – urinim).
Përparësitë e B-complex mega
- Përqendrime të larta të të gjitha vitaminave të grupit B të caktuara për përdorim oral
- Tolerohet lehtë
- I sigurt