SYNERGY VITAMIN E 400IU – AL

MBROJTJA MAKSIMALE E QELIZAVE

Çfarë paraqet Vitamina E 400IU?

Vitamina E (tokoferoli) bën pjesë në grupin e vitaminave liposolubile. Vepron si antioksidant duke i mbrojtur nga oksidimi acidet e pangopura yndyrore dhe substancat tjera. Në atë mënyrë, vitamina E i mbron qelizat nga veprimi i dëmshëm i radikaleve të lira dhe e ruan funksionin e tyre.

Vitamina E i mbron enët e gjakut dhe e ul rrezikun nga shfaqja e aterosklerozës dhe sëmundjes koronare të zemrës.

Ka efekt pozitiv mbi tërë organizmin: efekt pozitiv mbi gjëndrat me tajitje të brendshme, veçanërisht mbi funksionin e gjëndrave seksuale dhe prandaj quhet vitamina e pjellorisë. E përshpejton qarkullimin e gjakut dhe e përmirëson punën e muskujve. E mbron organizmin nga plakja e parakohshme, e ruan elasticitetin e trupit, e rrit vitalitetin dhe e stimulon aktivitetin e organizmit.

Përshkrim

Veprimi i Vitaminës E 400IU

Si substancë esenciale, organizmi nuk mund ta prodhojë atë vetë, prandaj gjithmonë duhet të përdoret në formë të kapsulave si përbërëse në ushqim ose si shtesë e ushqimit.

Veprimi më i rëndësishëm i vitaminës E në organizëm është efekti i saj antioksidues  sepse i mbron të gjitha qelizat dhe organet trupore nga efekti shkatërrues i radikaleve të lira dhe në atë mënyrë e parandalon plakjen e parakohshme dhe dështimin e tyre. Si antioksidant më efikas liposolubil në membranat biologjike të strukturave qelizore kritike, të njëjtat i mbron nga dëmtimi nga ana e radikaleve të lira të cilat janë shkaku i krijimit të sëmundjeve.

Mungesa e vitaminës E manifestohet me lodhje, probleme me përqendrimin, sistemin e dobësuar imunologjik, anemi, nivelin e ulët të hormoneve tireoide, probleme me shikimin, nervozizëm, me depresion etj. Studimet e shumta shkencore treguan se marrja shtesë e kësaj vitamine mundëson ndihmë të vërtetë si mjet parandalues ose si shtojcë në terapinë e zakonshme.

Vitamina E përdoret si mjet shtesë për mbrojtjen e sistemit imunologjik, veçanërisht te populata më të moshuar dhe si parandalim dhe terapi shtesë e sëmundjeve kardiovaskulare, reumatike dhe imunologjike (veçanërisht i mbron enët e gjakut dhe parandalon aterosklerozën). Është e përshtatshme si parandalim te sëmundjet e syve sepse e ul rrezikun nga katarakta dhe degjenerimi makular. Vitamina E përdoret në parandalimin e humbjes së kujtesëse, në trajtimin e dementisë së moderuar deri te ajo e rëndë te sëmundja e Alhezemerit. Ka rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mëlçisë së zezë. Sepse ndihmon te simptomat e neuropatisë diabetike përdoret në trajtimin e diabetit. Përdoret për kujdesin e lëkurës, për shërimin më të shpejtë të plagëve dhe tolerancën e rritur ndaj rrezeve UV bashkë me vitaminën C.

Vitamina E merr pjesë në formimin e qelizave reproduktive dhe e përmirëson pjellorinë e të dyja gjinive. Ndihmon në parandalimin e abortit spontan, dhe rekomandohet edhe në sindromën e menopauzës.

Në mënyrë të konsiderueshme ndihmon dhe në uljen e nivelit të stresit oksidativ të indit muskulor pas aktivitetit fizik.

Përparësitë e Synergy VITAMIN E 400IU:

  • Përbërja e kapsulës është D-alfa tokoferol, forma natyrore e vitaminës E të cilën organizmi e shfrytëzon në mënyrë maksimale
  • Thithja maksimale
  • Dozimi i thjeshtë

Informacion shtesë

Состојка

Количина

Д-алфа токоферол

400 IU

Препорачано дозирање на Витамин Е 400 IU

Една капсула на ден после оброк.