SYNERGY ZINK 15mg – AL

ALEAT EFIKAS I IMUNITETIT

Çfarë paraqet Zinku??

Zinku është mineral i cili është me rëndësi vitale për proceset e përditshme fiziologjike.

Si katalizator i 300 reaksioneve të enzimave, proceseve matabolitike dhe si pjesëmarrës në sintezën e proteinave, bën pjesë në grupin e meneraleve esenciale të cilat duhet të merren çdo ditë përmes ushqimit ose përmes shtojcave të ushqimit.

Zinku është i nevojshëm në metabolizmin e shumë nutrientëve, për funksionim më të mirë të sistemit imunologjik dhe për regjenerim më të lehtë dhe më të shpejtë  të indeve të dëmtuara. Veprimi i tij është për shkak të fuqisë antioksiduese të këtij minerali, që rezulton me shkatërrimin e radikaleve të lira të cilat janë shkak i më shumë sëmundjeve, si dhe plakjes së parakohshme.

Përshkrim

Veprimi i Zinkut

  • Funksion normal i sistemit imunologjik
  • Fertilitet dhe riprodhim normal
  • Mirëmbajtje e flokëve, thonjve dhe lëkurës së shëndoshë
  • Formë organike
  • Pa tharm dhe gluten
  • Tableta dekompozohet tërësisht për 1 orë

Zinku është mineral prania e të cilit është e domosdoshme për funksionim normal të më shumë se 300 enzimave. Rol të rëndësishëm ka dhe në sintezën e ADN-së, në ndarjen e qelizave dhe në metabolizmin qelizor. Është i domosdoshëm dhe për sintezën e proteinave dhe në atë mënyrë nxit rritje dhe zhvillim të drejtë. Kemi nevojë për zink për ta shndërruar T4 (tiroksinë) në T3 (trijodtironinë), pra është i rëndësishëm edhe për funksion normal të gjëndrës tiroide. Gjithasthu, vepron në mënyrë qetësuese mbi sistemin nervor. Ky mineral është antioksidant i fuqishëm dhe stimulues i imunitetit. Duke e rritur aftësinë mbrojtëse të organizmit, ai kontribuon në parandalimin e infeksioneve. Gjithashtu, zinku i nxit proceset e regjenerimit të kockave, kurse në lëkurë dhe mukozë e pengon zhvillimin e baktereve, ka aftësi për tharjen dhe tendosjen e lëkurës dhe mukozës, duke kontribuuar në këtë mënyrë në zvogëlimin e kruajtes dhe dhembjes.

Marrja e zinkut është veçanërisht e rëndësishme për hormonet të cilat e rregullojnë rritjen e trupit dhe hormonit mashkullor testosteronit. Mungesa e zinkut te meshkujt e ul nivelin e testosteronit dhe numrin e spermatozoideve. Niveli i testosteronit ndikon dhe mbi aktivitetin seksual, vëllimin e masës muskulore, rritjen e kockave etj. Prandaj është e nevojshme që meshkujt t’i kushtojnë më shumë vëmendje zinkut dhe ushqimit të pasur me zink.

Mungesa e zinkut mund të shkaktojë ndryshime të ndyrshme në lëkurë (puçra, ekzema, psoriazë, lëkurë të ashpër dhe të thatë), rënie të flokëve, çrregullim të rritjes, tension nervor, ngadalësim të aftësive njohëse, humbje oreksi dhe të kilogramëve, rritje të ngadalësuar të kockave, vonesë të ciklit menstrual dhe riprodhim të ulur të spermatozoidëve, dhe, gjithashtu, mund të shkaktojë zhvillim të sëmundjeve kardiovaskulare. Rënia e imunitetit si rezultat i mungesës së këtij minerali mund të jetë shkaku i ftohjeve të shpeshta.

Zinku është në përbërje të produkteve më të dryshme, me origjinë bimore dhe ato shtazore, por sepse është i pranishëm në sasi të vogla është e nevojshme të konsumohen produkte ushqimore të pasura me këtë mineral ose përmes suplementeve. Sasinë më të madhe të zinkut përmbajnë frutat e detit, produktet qumështore, leguminozat, frutat e thata, farat e kungullit, mishi i gjedhit etj.

Nevoja të rritura nga marrja e zinkut kanë gratë shtatzëna, gratë gjatë laktacionit, sportistët, vegjeterianët, ushqim i cili përmban shumë fibra bimore të cilat e pengojnë thithjen e zinkut, persona mbi moshën 50 vjeçare, persona të cilët konsumojnë alkool etj.

Përparësitë e Synergy Zink 15mg

  • Format organike të zinkut kanë disponueshmërinë maksimale
  • Maja dhe gluten falas
  • Tableta është shpërbërë plotësisht në 1 orë

Informacion shtesë

Состојка

Amt.

Zink gluconate

15mg

Препорачано дозирање на Synergy Zink 15mg

Една таблета на ден