Përshkrim
Veprimi i Vitaminës K2 80mcg
Synergy Vitamina K2 është ekstrakt i sojës së fermentuar japoneze Natto, i cili përmban sasi më të madhe të vitaminës natyrore K2.
Është e njohur se kalciumi dhe vitamina D3 janë të domosdoshëm për parandalimin dhe trajtimin e osteoporozës. Studimet kanë treguar se pas hyrjes në gjak, kalciumi përmes qarkullimit vjen deri te kockat, por për ato t’i ‘’hapin’’ derën’’, domosdo është e nevojshme vitamina K2. Në mungesë të vitaminës K2, kalciumi nuk mund të vendoset në sasi të mjaftueshme brenda kockave pavarësisht nga sasia e marrë e kalciumit. Kjo dukuri quhet ‘’paradoksi i kalciumit’’, kurse pasoja e kësaj dukurie janë enët joelastike të gjakut, të cilat janë të prirura ndaj pëlcitjes, dhe kocka poroze të cilat janë të prirura për thyerje.
Vitamina K2 ka aftësi për ta aktivizuar osteokalcinën, proteinën e cila e transporton kalciumin dhe e vendos në kocka. Vitamina K2 e nxit edhe matriks gla proteinën, e cila si sfungjer e thith tepricën e kalciumit në qarkulimin e gjakut dhe e eliminon nga organizmi. Në këtë formë të lidhur kalciumi nuk sedimentohet në veshka. Në qoftë se këto vitamina nuk ishin ‘’të ndihumuara’’ nga vitamina K2, nuk do ta lidhnin dhe nuk do ta transportonin kalciumin.
Prandaj themi se vitamina K2 është e domosdoshme në mbajtjen e shëndetit të kockave, por edhe të enëve të gjakut.
Për sistem të shëndoshë të kockave është i nevojshëm bashkëveprimi nga: kalciumi – mineral i domosdoshëm për rritjen dhe forcimin e kockave, vitamina D3 – mundëson thithjen e kalciumit nga zorrët dhe vitamina K2 – për vondosjen e plotë të kalciumit në kocka.
Vitamina K është e nevojshme në mëlçinë e zezë dhe për sintezën e faktorit për koagulim – protrombina e cila ndihmon dhe është pjesë e kaskadës së koagulimit të gjakut.
Shkaku për mungesën e vitaminës K2 në organizëm mud të jetë marrja e antibiotikëve, barnave josteroide anti-inflamatore (salicilatet e të tjera), ose ushqim me produkte ushqimore të cilat në mënyrë natyrore pëmbajnë sasi të mëdha të salicilateve.
Sëmundjet e caktuara, si koliti (inflamacioni kronik i zorrës së trashë), infeksioni me kandida, sëmundja e Kronit, format më të buta dhe më të rënda të celiakisë, mund të çojnë deri te deficiti ose te metabolizmi i çrregulluar i kalciumit.
Përparësitë e SYNERGY Vitamin K2 80mcg
- Një tabletë përmban 80mcg të vitaminës К2- dozë e rekomanduar ditore për këtë vitaminë
- Formë natyrore e vitaminës K2