SYNERGY MAGNESIUM+ B6 – AL

MINERALI MË I GJITHANSHËM I KOHËS SONË

Çfarë paraqet Magnesium+B6?

Magnezi merr pjesë në procese të shumta biokimike në organizëm. Ai është i nevojshëm për aktivitetin e më shumë se 300 enzimave të ndryshme, veçanërisht të atyre të cilat marrin pjesë në prodhimin e energjisë. Është i rëndësishëm për transportin neuromuskulor të stimulit dhe mineralizimin e kockave. Ai ka rëndësi thelbësore për funksionimin e drejtë të sistemit muskulor. Ndihmon në krijimin e energjisë, në proceset e mpikjes së gjakut dhe transportin e glukozës në qeliza. Si ‘’një mineral anti-stres’’ ndihmon në punën e drejtë të sistemit nervor. Për shkak të vetive të tij bazike e neutralizon acidin e lukthit.

Vitamina B6 ka rol të rëndësishëm në procesin e zbërthimit dhe thithjes së proteinave hidrateve të karbonit dhe yndyrave, funksionimin normal të sistemit nervor dhe ka rol të rëndësishëm në krijimin  e hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut. Ai e rrit thithjen e magnezit në traktin gastro-intestinal.

Përshkrim

MËNYRA E VEPRIMIT

Magnezi merr pjesë në rregullimin e tkurrjes së muskujve. Në rast të mungesës së tij shfaqen ngërçe të muskujve dhe të pulpës. Nga ngërçet e muskujve më shpesh vuajnë gratë, sportistët dhe popullata më e moshuar. Ngërçet shfaqen papritmas zakonisht gjatë fjetjes. Te personat  me sporte rekreative ngërçet mund të ndodhin gjatë trajnimit në qoftë se permes djersitjes humbin sasi më të madhe të lëngjeve. Muskulli më i rëndësishëm, funksioni i të cilit varet nga marrja e magnezit, është zemra, duke e ndihmuar kontrollin e veprimit refleksiv neuromuskulor të zemrës. Gjithashtu, magnezi e zvogëlon dhe mpiskjen anormale të gjakut në zemër me që ulen shansat për sulm të zemrës ose të trurit.

Ka rol kryesor në mirëmbajtjen e funksionit normal të sistemit nervor dhe të funksionit psikologjik. Magnezi kontribuon në zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes.

Magnezi ka kontribut të rëndësishëm në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve, duke marrë pjesë në mineralizimin e tyre.

Merr pjesë në sintezën e acideve yndyrore, sintezën e proteinave dhe metabolizmin e glikozës. Statusi i magnezit gjithashtu është i rëndësishëm për rregullimin e baraspeshës së kalciumit përmes efekteve të tij mbi gjëndrën paratiroide.

Organizmi nuk mund të prodhojë magnez, prandaj duhet të merren sasi të mjaftueshme që të mos vijë deri në mungesë të magnezit. Ushqimi jo i balancuar, dietat e ndryshme për humbjen e peshës dhe ushqim jo adekuat i përpunuar mund të shkaktojnë mungesë të magnezit. Shenjat e deficitit mund të jenë lodhja e shpejtë, ngërçet e muskujve të pulpës, funksioni i çrregulluar i muskujve, depresioni dhe apatia.

Nevojat e organizmit tonë për magnez janë nga 350 – 800 mg/ditë në varësi nga mosha, seksi dhe ushqimi. Nevojat e rritura për magnez mund të shfaqen në:

  • Stres të rritur psikologjik (stres, shqetësim)
  • Mund të rritur fizik (sportistët)
  • Përdorim të shpeshtë të laksativëve
  • Shtatzëni dhe laktacion
  • Fëmijë në rritje të përshpejtuar dhe adoleshentë

Përparësitë e SYNERGY MAGNESIUM+B6

  • Veprimi sinergjik i magnezit dhe vitaminës B6
  • Forma organike e magnezit (citrat) shfrytëzohet në mënyrë maksimale
  • I thjeshtë për përdorim
  • Tolerohet lehtë
  • Pa ngjyra artificiale dhe pa ëmbëlsues
  • Pa tharm dhe gluten

Informacion shtesë

Состојка

Количина

Magnesium citrate

350 mg

Vitamin B6

6 mg

Препорачано дозирање на Magnesium+B

Една капсула на ден после оброк.