SYNERGY B-COMPLEX MEGA – AL

PA STRESI DHE M M SHUM ENERGJI

Çfarë paraqet B-kompleks mega?

B-kompleksi përmban vitamina nga grupi B, të cilat marrin pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Mungesa e njërës prej këtyre vitaminave ose nevoja e rritur nga e njëjta shkaktojnë nevojë për vitaminat tjera nga ky grup. Prandaj kur do të shfaqen shenjat e mungesës të çfarëdo vitamine nga grupi B, duhet marrë tërë kokpleksi i vitaminave B.

Vitaminat B janë të nevojshme në çdo pjesë të organizmit si koenzima (komponentë kryesorë të enzimave). Ato janë veçanërisht  të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit nervor, sistemit imunologjik dhe digjestiv; gjithashtu dhe për lëkurën, flokët, sytë, mëlçinë e zezë dhe gojën. Gjithashtu e ndihmojnë djegien e karbohidrateve duke krijuar në atë mënyrë energji për gjithë organizmin.

Është dëshmuar se B-kompleksi  ka një rol tepër të madh për funksionimin normal të sistemit nervor. Ekspertët mendojnë se marrja e sasive më të mëdha të vitaminave B ndihmojnë në format e depresionit, ankthit, nervozizmit dhe kujtesës së dobët.

Përshkrim

Veprimi i B-complex mega

  • Vitamina B1 i ndihmon organizmit në shndërrimin e karbohidrateve në energji dhe kontribuon për funksionimin normal të sistemit nervor dhe zemrës.
  • Vitamina B2 i mbron qelizat nga stresi oksidativ, e zvogëlon lodhjen dhe rraskapitjen, merr pjesë në ruajtjen e funksionit të sistemit nervor, ruajtjen e lëkurës së shëndoshë dhe shikimit normal. Merr pjesë në metabolizmin e hekurit dhe në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut.
  • Niacini është mbështetje e sistmit nervor, lëkurës, mukozës.
  • Nga funksionet e shumta: kontribuon për sistem të shëndoshë imunologjik dhe nervor, merr pjesë në rregullimin e aktivitetit hormonal dhe në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. E zvogëlon lodhjen dhe rraskapitjen duke marrë pjesë në të gjitha proceset të lirimit të energjisë gjatë metabolizmit të proteinave dhe karbohidrateve.
  • Acidi folik është i nevojshëm për prodhimin dhe përtëritjen e qelizave të gjakut, është i rëndësishëm për krijimin e acideve nukleike dhe aminoacideve, dhe merr pjesë në rritjen e përshpejtuar të indeve të nënës gjatë shtatëzënisë.
  • Vitamina B12 e mbështet sistemin nervor dhe imunologjik, merr pjesë në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe në procesin e ndarjes së qelizave.
  • Biotina është e rëndësishme për sistemin nervor, lëkurën dhe membranën mukoze.
  • Acidi pantothenik merr pjesë në metabolizmin dhe sintezën e hormoneve steroide, vitaminës D dhe disa neurotransmetuesve.

B-kompleksi përdoret: për parandalim dhe ndihmë në mungesën e vitaminave të grupit B (hipovitaminoza B dhe avitaminoza B), në nevojë të rritur për vitaminat e grupit B, në thithjen e çrregulluar të vitaminave te çrregullimet e sistemit digjestiv ose te sëmundjet e mëlçisë së zezë, te hipovitaminoza për shkak të mungesës së tiaminës (beri-beri), nevralgjia (dhimbje e cila shfaqet për shkak të procesit të dhimbshëm afër nervave sensitivë), neurodermatoza (sëmundje e nervave të lëkurës), sinteza e pamjaftueshme e vitaminave të grupit B në zorrë në përdorimin oral të antibiotikëve dhe kimioterapeutikëve, eliminimi i rritur i këtyre vitaminave (diurezë e rritur – urinim).

Përparësitë e B-complex mega

  • Përqendrime të larta të të gjitha vitaminave të grupit B të caktuara për përdorim oral
  • Tolerohet lehtë
  • I sigurt

Informacion shtesë

Состојка

Количина

Витамин В1 (тиамин)

50mg

Витамин В2 (рибофлавин)

50 mg

Витамин Б3 (ниацин)

50 mg

Витамин В6 (пиридоксин)

50 mg

Фолна киселина (B9)

400 µg

Витамин В12 (цијанокобаламин)

100 µg

Биотин

100 µg

Пантотенска киселина

50 mg

Препорачано дозирање на B-COMPLEX MEGA

Една капсула на ден