Përshkrim
Veprimi i Beta carotene 6mg
Beta-karoteni është provitamina e vitaminës A i cili kontribuon për mbajtjen e diferencimit qelizor normal, funksionin normal të sistemit imunologjik, mbajtjen e gjendjes normale të lëkurës dhe membranave të mukozës, mbajtjen e shikimit normal dhe metabolizmit normal të hekurit.
E mbron organizmin nga efekti i dëmshëm i radikaleve të lira, të cilat mund ta dëmtojnë strukturën e membranave qelizore dhe të shkaktojnë ndarje të pakontrolluar të qelizave.
Me neutralizimin e radikaleve të lira beta-karoteni e mbron lëkurën nga veprimi i dëmshëm i rrezeve UV dhe e parandalon plakjen e qelizave.
Studimet kanë treguar se beta-karoteni me veprimin e tij mbi qelizat nervore e ngadalëson procesin e plakjes njohëse, e përmirëson përgjigjen imunologjike, kapacitetin e mushkërive, e ul rrezikun nga problemet respiratore, duke i përfshirë astmën dhe bronkitin. Beta-karotini e ul rrezikun nga degjenerimi makular i syrit, katarakti dhe problemet e tjera të syve të cilat shfaqen me procesin e plakjes. Është vërejtur se mungesa e këtij pigmenti në kombinim me mungesën e vitaminës C paraqet faktor-rreziku për shfaqjen e artritit reumatoid.
Kapsulat e beta-karotenit i plotësojnë nevojat ditore të vitaminës A dhe beta-karotenit në pranverë dhe verë.
Përparësit e Synergy Beta carotene 6mg:
- Përmban dozën e rekomanduar ditore të beta-karotenit
- Duke shtuar BIOPERINE në formulën e kapsulave të beta-karotenit rritet thithja e beta-karotenit për më shumë se 60%.