Kompania jonë është themeluar në vitin 1998 në Roçester, Nju Jork. Qëllimi kryesor dhe themelor i kompanisë është të sigurojë zgjidhje të sigurta, të qëndrueshme dhe fleksibile, për klientët tanë nga sistemi shëndetësor, të cilët i plotësojnë dhe kujdesen për nevojat e tyre. Punojmë vazhdimisht dhe me zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të të gjitha proceseve të punës përpiqemi të prodhojmë produkte me cilësi shumë të lartë.
Përvoja jonë shumëvjeçare është bazuar mbi praktikat e suksesshme të industrisë farmaceutike, të industrisë së lëndëve ushqyese (nutrientëve) dhe të industrisë për prodhimin e suplementeve. Të gjitha përbërësit e produkteve tona janë të zgjedhura në mënyrë të rreptë sipas standardeve USP dhe kanë pastërti dhe fuqi shumë të madhe.
Formulat tona janë produkt i bashkëpunimit të vazhdueshëm midis farmacistëve dhe mjekëve dhe i përparimit të vazdhueshëm të teknologjisë së prodhimit. Formulat zhvillohen dhe përmirësohen vazhdimisht për të siguruar zgjidhje sa më të mire të mundshme për pacientët dhe klientët. Ne testojmë, prodhojmë dhe spërndajmë me Good Laboratory Practice (GLP), Good Manufacturing Practice (GMP) и Good Distribution Practices (GDP).
Gjithashtu e zbatojmë me kujdes rregulativën e Bashkimit Evropian (BE), si dhe rregullativën lokale të çdo vendi në të cilin i shesim dhe i shpërndajmë produktet tona.