Përshkrim
Veprimi i B12100mcg
Vitamina B12 është vitamina më e madhe dhe më e ndërlikuar nga ana e strukturës, dhe mund të jetë e sintetizuar vetëm me ndihmën e llojeve të caktuara të baktereve probiotike. Vitamina B12 merr pjesë në krijimin e ADN-së, materialit gjenetik të qelizës. Bashkë me B vitaminat e tjera merr pjesë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ajo ndihmon funksionin e trurit (kujtesa dhe përqendrimi), sistemin imunologjik, prodhimin e energjisë dhe metabolizmin e yndyrave, hydrateve të karbonit dhe të proteinave. Kontribuon në punën normale të sistemit kardiovaskular me mbajtjen e niveleve normale të homocisteinës. Ajo është vendimtare për mbajtjen e sistemit nervor dhe për parandalimin e dëmtimit të mbështjellësve të mielinës, materialit izolues i cili i mbështjell qelizat nervore. Fëmijët kanë nevojë të vazhdueshme për furnizim me vitaminën B12 për zhvillim të shëndoshë të sistemit të tyre imunologjik dhe nervor.
Thithja e vitaminës B12 është proces kompleks i cili varet nga një sërë faktorësh. Mungesa e disa nga faktorët mund të shkaktojë deficit të kësaj vitamine. Ky proces i ndërlikuar i thithjes është kryesisht i varur nga sinteza dhe sekretimi përkatës i faktorit të brendshëm (intrinisic) nga ana e qelizave të stomakut, por edhe nga një sërë faktorësh të tjerë të pranishëm lokalë: përbërja përkatëse dhe aciditeti i lëngut të stomakut, përbërja përkatëse e lëngut pankreatik, mukoza e paprekur e zorrëve si dhe mikroflora përkatëse.
Deficiti i vitaminës B12 është më shpesh i shkaktuar nga marrja e saj në sasi të vogla, por gjithashtu, mund të jetë i shkaktuar nga malabsorbimi, çrregullimet e caktuara të zorrëve, përqendrimi i vogël i proteinave lidhëse dhe nga përdorimi i barnave të caktuara. Vitamina B12 thuajse të mos ketë burime bimore, pra vegjeterianët janë me më shumë besi që mund të pësojnë nga deficiti i saj. Fëmijët janë me rrezik më të madh nga deficiti nëse janë të lindur nga nënat që nuk konsumojnë mish. Personat më të moshuar dhe të gjithë ata të cilët kanë nevojë për kujtesë më të mirë, përqendrim dhe qartësi mendore kanë nevojë nga marrja shtesë e vitaminës B12.
Vitamina B12 rekomandohet te:
- personat me anemi megaloblastike
- në rast të gastrektomisë totale dhe subtotale
- personat me mungesë të faktorit të brendshëm (intrinsic)
- alkoolizmi
- veganët dhe vegjeterianët
- personat të cilët përdorin vitaminën B12 në formë të ampulave.
Për shkak të faktorëve të ndryshëm ushqimorë, fiziologjikë dhe jetësorë mungesa e vitaminës B12 është problem i shpeshtë që mund të çojë deri te: anemia, mjegulla mendore, kujtesa dhe përqendrimi i dobët, lodhja, irritimi, ndjenja e apatisë dhe mungesa e motivimit, disponimi i ndryshueshëm, dobësia e muskujve ose problemet me gjumin. Mungesa e kësaj vitamine gjithasthu mund të kontribuojë për dobësimin e imunitetit dhe infeksonet e përsëritura, dëmtimin e mbështjellësve të mielinës të qelizave nervore, defektet gjatë lindjes, humbjen e dëgjimit lidhur me plakjen, ose nivelet e rritura të homocisteinës dhe rrezikun e rritur nga problemet kardiovaskulare.
Përparësitë e B6 50mg
- Një tabletë sublinguale e Synergy Vitaminës B12 përmban 100mcg vit.B12 e cila shkrihet nën gjuhë dhe vitamina arrin drejtpërdrejt në sistemin e qarkullimit të gjakut duke rritur thithjen e saj dhe efikasitetin.