Brendet me të cilat bashkëpunojmë

Programet e Partneritetit

7

AMF

Që nga themelimi në vitin 1998 Al-mak Flower inc (AMF) është një kompani e udhëhequr nga vizioni për gjetjen e produkteve mjekësore me cilësi të lartë. Nëpërmjet shfrytëzimit të testeve rigoroze për cilësi, hulumtimeve dhe permes zbatimit të teknikave bashkëkohore të prodhimit, është krijuar brendi SYNERGY, në kornizat e të cilit prodhohen suplementet  SYNERGY dhe produktet nga plastika mjekësore.
2

Egemen International

EGEMEN International është një kompani nga Turqia themeluar në vitin 1980. Tradita shumëvjeçare, dituria dhe inovacioni, mundësojnë që prodhimet e kompanisë të shfrytëzohen në 85 shtete të botës. Pasioni i madh në punë, sakrifica, dituria dhe trajnimi i vazdueshëm i të punësuarve kanë ndihmuar shumë që kompania të përfitohet me lidhje të partneritetit me numër të madh të shteteve.
4

Fortune Medical

Me më shumë se 40 vjet përvojë dhe me punë në fushën e mjekësisë, kompania ka ndërtuar raporte të forta partneriteti me numër të madh kompanish anembanë botës.

Themeli i rritjes së vazhdueshme të kompanisë është ndjekja e vazhdueshme e nevojave të mjekëve dhe të pacientëve. Ndjekja e nevojave të tregut, mundësojnë që FORTUNE MEDICAL të krijojë produkte inovative mjekësore të cilat janë tërësisht në pajtim me teknologjitë e fundit të përparuara. Produktet prodhohen duke shfrytëzuar materiale bio-kompatibile, silikon dhe titan.


Panep

Kompania Panep momentalisht është një nga prodhuesit udhëheqës të garzës së pambukut, perdeve kirurgjike dhe kompleteve kirurgjike. Më shumë se 20 vjet kanë kapacitetet e tyre prodhuese dhe reparte të shitjes në Çeki dhe Sllovaki me më shumë se 160 të punësuar. Pozicionimi i mirë në tregun e Çekisë dhe Sllovakisë u ka mundësuar të bëjnë hapa domethënës drejt shtrirjes edhe në tregjet e tjera të  Evropës.

37

The 37Company

The 37Company është kompania udhëheqëse në nivelin global në fushën e hipotermisë dhe e cila ofron zgjidhje tërësisht innovative për kontrollimin e temperaturës së pacientit gjatë operacioneve. Me përvojën e saj mbi 25 vjeçare në këtë fushë, punon vazhdimisht në përmirësimin e produkteve të saj me ndihmën e emrave profesionalë nga fusha në fjalë.

Add to cart