Përshkrim
Veprimi i Vitaminës E 400IU
Si substancë esenciale, organizmi nuk mund ta prodhojë atë vetë, prandaj gjithmonë duhet të përdoret në formë të kapsulave si përbërëse në ushqim ose si shtesë e ushqimit.
Veprimi më i rëndësishëm i vitaminës E në organizëm është efekti i saj antioksidues sepse i mbron të gjitha qelizat dhe organet trupore nga efekti shkatërrues i radikaleve të lira dhe në atë mënyrë e parandalon plakjen e parakohshme dhe dështimin e tyre. Si antioksidant më efikas liposolubil në membranat biologjike të strukturave qelizore kritike, të njëjtat i mbron nga dëmtimi nga ana e radikaleve të lira të cilat janë shkaku i krijimit të sëmundjeve.
Mungesa e vitaminës E manifestohet me lodhje, probleme me përqendrimin, sistemin e dobësuar imunologjik, anemi, nivelin e ulët të hormoneve tireoide, probleme me shikimin, nervozizëm, me depresion etj. Studimet e shumta shkencore treguan se marrja shtesë e kësaj vitamine mundëson ndihmë të vërtetë si mjet parandalues ose si shtojcë në terapinë e zakonshme.
Vitamina E përdoret si mjet shtesë për mbrojtjen e sistemit imunologjik, veçanërisht te populata më të moshuar dhe si parandalim dhe terapi shtesë e sëmundjeve kardiovaskulare, reumatike dhe imunologjike (veçanërisht i mbron enët e gjakut dhe parandalon aterosklerozën). Është e përshtatshme si parandalim te sëmundjet e syve sepse e ul rrezikun nga katarakta dhe degjenerimi makular. Vitamina E përdoret në parandalimin e humbjes së kujtesëse, në trajtimin e dementisë së moderuar deri te ajo e rëndë te sëmundja e Alhezemerit. Ka rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mëlçisë së zezë. Sepse ndihmon te simptomat e neuropatisë diabetike përdoret në trajtimin e diabetit. Përdoret për kujdesin e lëkurës, për shërimin më të shpejtë të plagëve dhe tolerancën e rritur ndaj rrezeve UV bashkë me vitaminën C.
Vitamina E merr pjesë në formimin e qelizave reproduktive dhe e përmirëson pjellorinë e të dyja gjinive. Ndihmon në parandalimin e abortit spontan, dhe rekomandohet edhe në sindromën e menopauzës.
Në mënyrë të konsiderueshme ndihmon dhe në uljen e nivelit të stresit oksidativ të indit muskulor pas aktivitetit fizik.
Përparësitë e Synergy VITAMIN E 400IU:
- Përbërja e kapsulës është D-alfa tokoferol, forma natyrore e vitaminës E të cilën organizmi e shfrytëzon në mënyrë maksimale
- Thithja maksimale
- Dozimi i thjeshtë